Pse të zgjedhni Bocat Hexagon Ragasco?
Cilindrat tanë janë projektuar si alternativë moderne ndaj cilindrave të çelikut. Të përshtatshme për një shumëllojshmëri aplikimesh, duke filluar nga kuzhinat e gastronomisë në atë shtëpiake, ata janë ndërtuar nga materiale polimerike dhe të përbëra që japin si rezultat siguri, cilësi, dizajn dhe inovacion të pa kompromis. Ato janë bërë standardi i ri për të gjithë përdoruesit që duan siguri, cilësi dhe lehtësi gjatë punës së tyre me gaz GNL.
Cka përfitojnë përdoruesit?
Rekordi ynë i pakrahasueshëm i sigurisë mbështetet nga mbi 20 milionë cilindra në përdorim në mbarë botën. Të sigurtë që nuk shpërthejnë si rezultat i BLEVE (Shpërthimi i avullit të lëngshëm që vlon) , të lehtë dhe të përshtatshëm për kushtet e motit që variojnë nga –40C në +65C.
Më të sigurtë
Rekordi ynë i pakrahasueshëm i sigurisë mbështetet nga mbi 20 milionë cilindra në përdorim në mbarë botën. Të sigurtë që nuk shpërthejnë si rezultat i BLEVE (shpërthimi i avullit të lëngshëm që vlon), të lehtë dhe të përshtatshëm për kushtet e motit që variojnë nga –40C në +65C
Më të lehtë
Pesha e tyre më e lehtë, afërsisht se gjysma e cilindrave të çelikut, është një nga atributet e tyre më të lartësuara nga përdoruesit, sepse i lejon ata që t’i levizin lehtë pa shkaktuar probleme shëndetësore.
Pa ndryshk
Cilindrat tanë nuk ndryshken dhe nuk njollosin sipërfaqet. Ato eliminojnë rrezikun e rrjedhjeve të pazbuluara dhe mbetjeve toksike nga procesi i rinovimit intensiv të energjisë.
Të tejdukshme
Përdoruesit mund të shohin lehtësisht nivelin e gazit dhe të dinë se kur është koha për të rimbushur, që do të thotë se do të kenë më pak gjasa të mbeten pa gaz, duke eliminuar nevojën për matje të pasakta.
Nëse jeni të gatshëm që edhe ju t'i bashkoheni partnerëve tanë që kanë fituar qetësinë dhe sigurinë:
Specifikimet teknike të produktit
Të disponueshëm në 2 madhësi standarde, cilindrat tanë janë ndërtuar në bazë të një formimi 3-pjesësh të ndërlidhur fabrikisht.